Aktualitet Përplasja me armë në Tiranë, e plagosura ka shpëtuar jetën e një...

Përplasja me armë në Tiranë, e plagosura ka shpëtuar jetën e një tjetër qytetari

Nga përplasja me armë zjarri që ndodhi mesditën e kësaj të premteje mes një efektivi policie dhe Orgest Bilbilit një i shumëkërkuar për një sërë veprash penale, u plagos dhe një vajzë që po kalonte rastësisht aty.

Këtë pasdite ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar në spital qytetaren me iniciale M.P, e cila në vendin e ngjarjes në atë moment paraditen e sotme te zona e Xhamllikut.

Gjatë kësaj vizite e plagosura i ka thënë ministrit se në atë moment nuk e ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur.

“S’e mora vesh ça ishte”.

Ndërsa zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, duke referuar vajzës që mbeti e plagosur gabimisht tha se “ka shpëtuar jetën e një tjetri që e ka shtyrë”.

“Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.

Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, me respekt takova edhe punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, përgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri.

Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë 🇦🇱👮‍♂️🇦🇱”, shkruan Lleshaj në rrjetet sociale.