Aktualitet Detaje nga rastet e reja me COVID-19/ Gruaja në Shkodër punonte në...

Detaje nga rastet e reja me COVID-19/ Gruaja në Shkodër punonte në fasoneri

Zbardhen detaje të tjera sa i takon te prekurve me Covid-19 në Shkodër të premten.

Bëhet fjalë për një 40-vjeçare, e cila punonte në një fasoneri në qytetin e Shkodrës. Prej një jave, ajo kishte shfaqur shenja klinike, ndërkohë që pas testit ka rezultuar pozitive.

Rasti tjetër, i cili është konfirmuar pozitiv, janë dy persona nga e njëjta familje në lagjen Kiras, ku njëri prej te cilëve punonte përgjegjës në OSHEE.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se personat e prekur janë karantinuar, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe po monitorohen nga stafi mjekësor.