Spanja regjistron numrin më të ulët të viktimave në këto 19 ditë. Gjatë 24 orëve të fundit shënohen 510 jetë të humbura nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e personave që kanë ndërruar jetë në 16.353. Ndërsa raportohen 161.852 të infektuar.
Ndërkohë, mbi 59 mijë persona janë shëruara dhe 7371 pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Kryeministri Pedro Sanchez paralajmëroi se ka gjasa që qeveria do t’i zgjasë masat e emergjencës deri me 15 ditë, pra deri në 10 maj. Por, sipas kritikëve, kjo mund të rezultojë fatale për ekonominë e vendit.