Para koronavirusit të ri, që ka shkaktuar më shumë se 100 000 të vdekur në botë që prej shfaqjes në dhjetor në Kinë, disa epidemi kanë shënuar shekullin XXI më me pak vdekje se pandemitë gripale të shekullit të XX.
EPIDEMITË QË KANË SHËNUAR SHEKULLIN XXI
2013-2016 dhe që prej 2018: Ebola në Afrikën Perëndimore
I identifikuar për herë të parë në 1976, ky virus shkaktoi, mes fundit të vitit 2013 dhe marsit 2016, një epidemi të etheve hemorragjike në Guinea, Sierra Leone dhe Liberia. Më pak ngjitëse se sëmundjet e tjera virale, Ebola është e rrezikshme për shkak të një shkalle shumë të lartë fataliteti (rreth 50%).
Bilanci: 11 300 të vdekur.
Virusi u rishfaq në gusht 2018 në Republikën Demokratike Lindore të Kongos. Pas 52 ditësh pa asnjë rast, RDP-ja duhej të deklaronte më 13 Prill 2020 përfundimin zyrtar të kësaj epidemie. Por një vdekje e re është regjistruar dhe kjo shpallje do të duhet të presë të paktën dyzet ditë të tjera.
Bilanci: të paktën 2 273 të vdekur.
2009-2010: gripi A(H1N1)
Bilanci: 18 500 të vdekur sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Por, revista mjekësore “The Lancet” theksoi se numri i të vdekurve mendohet mes 151 700 dhe 575 400.
Shfaqur në Meksikë në fund të marsit 2009, ai u quajt gripi “i derrit” nga OBSH.
Alarmi pandemik u bë më 11 qershor 2009, por ky virus A (H1N1) rezultoi të ishte shumë më pak vdekjeprurës sesa dyshohej.
Fushatat masive të vaksinimit janë organizuar me nxitim. Më pas, vendet perëndimore, në veçanti evropianët dhe OBSH janë kritikuar për një mobilizim të konsideruar i tepruar ndërsa çdo vit, i ashtuquajturi grip sezonal vret rreth 250 000 deri në 500 000 persona, sipas OBSH.
2002-2003: SARS-i
Bilanci: 774 të vdekur.
Sindromi i rëndë akut respirator u shfaq në fund të vitit 2002 në jug të Kinës, i transmetuar nga lakuriqi i natës tek njeriu nga bufi, një gjitar i egër i shitur gjallë në tregjet kineze për mishin e tij. Ai ishte ngjitës duke shkaktuar pneumoni akute, ndonjëherë edhe fatale.
SARS do të prekte rreth 30 vende, por me një bilanc më të kufizuar. Kina kontinentale dhe Hong Kongu regjistruan 80% të viktimave dhe një përqindje vdekshmërie prej 9.5%.
2003-2004 : gripi i shpendëve
Bilanci: 400 të vdekur.
Gripi i shpendëve së pari shkatërroi fermat e pulave në Hong Kong para se të transmetohej tek njerëzit. OBSH dekretoi një emergjencë të shëndetit publik me përmasa globale, por bilanci do të mbetej shumë i kufizuar.
PANDEMITË E MËDHA TË SHEKULLIT XX
Nga viti 1981 deri në ditët tona: SIDA
Bilanci: 32 milionë të vdekur, sipas Onusida.
Në 2018, rreth 770 000 persona humbën jetën nga sëmundja e lidhur me HIV, që preku sistemin imunitar dhe i bëri pacientët më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.
Por sot 24,5 milion persona kanë qasje në trajtimet antiretrovirale që, kur merren rregullisht, bllokojnë në mënyrë efektive sëmundjen dhe zvogëlojnë në masë të madhe rrezikun e kontaminimit.
1968-1970: gripi i Hong Kongut
Bilanci: Një milionë të vdekur (shifër e cituar nga Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, CDC).
Ai goditi mbarë botën mes 1968 dhe pranverës 1970 duke shkaktuar vdekjen, në mënyr të veçantë, të shumë fëmijëve. I ardhur nga Hong Kongu, virusi së pari kaloi Azinë dhe më pas, në fund të vitit 1968 SHBA-në. Pas disa muajsh, ku ai u fsheh, virusi përfshiu Europën në fund të vitit 1969.
Për epidemiologët, ky grip hyri në histori si pandemia e parë e epokës moderne, ajo e transportit të shpejtë ajror.
1957-1958: gripi aziatik
Bilanci: 1,1 milionë të vdekur (shifër e cituar nga CDC).
Kjo pandemi goditi në me dy valë shumë të rënda. Virusi u shfaq për herë të parë në një provincë jugore të Kinës në shkurt të vitit 1957. Atij iu deshën disa muaj para se të mbërrinte në Amerikë dhe Europë. Të moshuarit ishin viktimat e para të kësaj sëmundjeje, që shkaktonte komplikacione të rënda pulmonare.
1918-1919: gripi spanjoll
Bilanci: deri në 50 milionë të vdekur (shifër e cituar nga CDC).
Gripi i ashtuquajtur “spanjoll”, që u shfaq nes shtatorit 1918 dhe prill 1919 u konsiderua si më vdekjeprurësi në histori në një periudhë kohore shumë të shkurtër.
Ai vrau pesë herë më shumë se luftimet në Luftën e Parë Botërore.
Virusi, që i shkaktoi viktimat e para të dokumentuara në SHBA, u përhap menjëherë në Europë dhe më pas preku mbarë botën.
Përqindja e tij e vdekshmërisë u vlerësua më shumë se 2,5% (CDC).