falenderon stafin mjekësor: Më qëndruan 48 orë te shtrati në momentin më kritik
Pas daljes nga spitali, ku qëndroi për një javë i shtruar, kryeministri britanik Boris Johnson me anë të një videoje ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor që u kujdesën për të.
Kryeministri britanik, 55 vjeç, u dërgua në Spitalin St Thomas ‘në Londër të dielën e kaluar, 10 ditë pasi u testua pozitiv për Covid-19.
“Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj mjekëve dhe infermierëve për të shpëtuar jetën time.
Përpjekjet e miliona njerëzve në të gjithë këtë vend për të qëndruar në shtëpi ia vlen. Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer kaq shumë sfida në të kaluarën”, ka thënë ai mes të tjerash.
Teksa kaloi tre net në kujdes intensiv, kryeministri tha se dy infermiere, Jenny nga Zelanda e Re dhe Luis nga Portugalia, qëndruan pranë shtratit të tij për 48 orë në momentet më kritike.
Downing Street tha se Kryeministri do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi. Me këshillën e ekipit të tij mjekësor, Johnson nuk do të kthehet menjëherë në punë.
It is hard to find the words to express my debt to the NHS for saving my life.
The efforts of millions of people across this country to stay home are worth it. Together we will overcome this challenge, as we have overcome so many challenges in the past. #StayHomeSaveLives pic.twitter.com/HK7Ch8BMB5
— Boris Johnson #StayHomeSaveLives (@BorisJohnson) April 12, 2020