Bota Koronavirusi në Itali: 431 të vdekur sot, e dhëna më e ulët...

Koronavirusi në Itali: 431 të vdekur sot, e dhëna më e ulët që nga 19 marsi

Bie numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Numri i viktimave ditore bie nën 500 persona. Të dhëna e raportuara kësaj të diele Pashke shkojnë të gjitha në një drejtim të qartë: drejt shpresës. Profesor Richeldi del Gemelli në konferencën për shtyp deklaroi: “Të dhënat tregojnë se masat po japin efekt”.

Të dhënat e buletinit të Mbrojtjes Civile flasin për 102.253 të sëmurë me koronavirus në Itali, me një rritje prej di 1.984 personash në 24 orët e fundit.

Bien për të nëntë ditë radhazi të shtruarit në terapitë intensive 3343 persona sot, 38 më pak dje. Janë shtruar 27847 persona me simptoma, 297 më pak se dje.

Qëndron i lartë numri i viktimave. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 431 persona (dje viktimat ishin 619), duke arritur një total prej 19899 të vdekurish.

Të shëruarit arrijnë kuotën e 34211 personave, me një rritje në 24 orë prej 1677 personash (dje ishin deklaruar të shëruar 2079 persona).