Bota E fejuara e Boris Johnson mesazh mjekëve: Nuk do t’jua shpërblej dot...

E fejuara e Boris Johnson mesazh mjekëve: Nuk do t’jua shpërblej dot kurrë

Carrie Symonds, e fejuara shtatzënë e Boris Johnson që vetë e kaloi koronavirusin më lehtë se kryeministri britanik u ka dërguar një mesazh publik mjekëve që i shpëtuan jetën Boris-it.

“Kishte raste javën e kaluar që ishin vërtet shumë të errëta. Zemra ime është me të gjithë ata që janë në situata të ngjashme, të shqetësuar e të sëmurë për të dashurit e tyre. Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm NHS tonë të mrekullueshme. Stafi në Spitalin ‘St Thomas’ ka qenë i jashtëzakonshëm. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’jua shpërblej dhe kurrë nuk do të ndalem së falënderuari”, thotë Carrie, tani që Boris doli nga spitali dhe e kaloi rrezikun nga COVID-19.