Një i burgosur në Tepelenë ka tentuar arratisjen ditën e sotme.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se rreth orës 12:40, i burgosuri E.S, 33 vjeç, ka tentuar të arratiset nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Shtetasi E.S, është shoqëruar për në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor nga forcat e policisë të Tepelenës, për të marrë pjesë në seancën e planifikuar datë në orën 11:30.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i paraburgosuri është shoqëruar nga forcat e policisë së burgut, për t’u kthyer sërish në institucion.
Gjatë kryerjes së kontrollit trupor, ai iu ka ikur punonjësve nga duart dhe ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik me qëllim arratisjen.
Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të grupit të sigurisë së Tepelenës, të cilët u vunë në ndjekje direkte, i burgosuri u kap brenda pak minutave duke e kthyer sërish në qeli.
Shtetasi E.S, ka pasur masën e sigurisë “arrest me burg” që nga data 25.09.2019, i dyshuar për veprën penale vrasje të mbetur në tentativë dhe trafikim të lëndëve narkotike.