Armand Duka në zi. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka humbur një prej njerëzve të shtrenjtë, nënën e tij. Vajdie Duka është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
E ëma e kreut të futbollit dhe ish-deputetit e ish-Ministrit të Bujqësisë, Agron Duka ishte një personazh i njohur në Shijak, prej karrierës së gjatë si mësuese. Dhimbja është edhe më e madhe, sepse në periudhën e pazakontë në të cilën jetojmë, familja është detyruar të heqë dorë nga tradita, përpara përcjelljes në banesën e fundit.
Familja ka njoftuar se çdo nderim, si edhe vizitat tradicionale në kohë hidhërimesh do të zhvillihen vetëm pas kalimit të kësaj situate.