Extra Rita Wilson tregon “efektet anësore ekstreme” të ilaçit eksperimental për COVID-19

Rita Wilson tregon “efektet anësore ekstreme” të ilaçit eksperimental për COVID-19

Këngëtarja Rita Wilson ka deklaruar se ka pësuar “efekte anësore ekstreme”, pasi u trajtua me ilaçin eksperimental për Covid-19, klorokinë, në një spital australian.

Wilson, e cila ishte duke udhëtuar në Australi dhe burri i saj, aktori Tom Hanks, i cili po filmonte një film për Elvis Presley, u testuan pozitivë për Covid-19 në 12 mars, ndërsa ishin në Australi.

Ilaçet klorokinë dhe hidroksiklorokinë përdoren për të trajtuar malarien, por aftësia e tyre për të trajtuar Covid-19 është akoma e diskutueshme nga ekspertët, pavarësisht se janë përkrahur nga Presidenti amerikan, Donald Trump, si një “ndryshues loje”.

Wilson dhe Hanks u pranuan në spitalin e Universitetit Gold Coast në Queensland për trajtim, ku Wilson tha se asaj iu dha klorokinë, pasi ajo kishte temperaturë 38,9C.

“Ata më dhanë klorokinë”, i tha ajo kanalit televiziv amerikan CBS. “Unë e di se njerëzit kanë folur për këtë ilaç. Por unë mund të të them vetëm këtë: nuk e di nëse ilaçi funksiononte ose nëse ishte vetëm koha që temperatura të ulej. Temperatura ime u ul, por klorokina kishte efekte anësore ekstreme, unë isha plotësisht me marrje mendsh, më vinte për të vjellë dhe muskujt i ndjeja shumë të dobët … Mendoj se njerëzit duhet të jenë shumë të vëmendshëm për atë ilaç”.

Një zëdhënëse e spitalit të Universitetit Gold Coast nuk konfirmoi nëse Hanks dhe Wilson iu dha klorokinë, por tha se “pacientët e zgjedhur” e morën ilaçin.

“Gold Coast Health ka përdorur një shumëllojshmëri të ilaçeve te pacientët e sëmurë më rëndë me Covid-19”, tha një zëdhënës. “Klorokinë, hidroksiklorokinëdhe lopinavir-ritonavir janë përdorur në pacientët e zgjedhur”.

Trump shpalli efektivitetin e ilaçeve në mars, por këshilltari më i lartë i SHBA për sëmundjet infektive, Dr Anthony Fauci, ka paralajmëruar se nuk ka prova të mjaftueshme mjekësore për të vërtetuar se është e dobishme.

Studiuesit australianë kanë thënë gjithashtu se mund të shkaktojnë efekte anësore të rrezikshme për jetën, siç janë dëmtimi i zemrës. Në mars, një burrë në Arizona vdiq pasi mori fosfat klorokine – një kimikat i përdorur për të pastruar rezervuarët e peshkut – pas këshillës së Trump.

“Trump vazhdonte të thoshte se ishte në thelb një kurë”, tha gruaja e tij në NBC.

Javën e kaluar, Komiteti kryesor australian për Mbrojtjen e Shëndetit – paneli i ekspertëve për emergjencat shëndetësore – rekomandoi kundër përdorimit të ilaçeve në spitale, duke kundërshtuar Departamentin Federal të Shëndetësisë. Departamenti u ka thënë spitaleve se ata mund ta përshkruajnë ilaçin “në një mjedis të kontrolluar në trajtimin e pacientëve me sëmundje të rëndë në spital”, pasi qeveria hoqi dorë nga kërkesat e regjistrimit të mallrave terapeutike për të ndjekur shpejtë importin e tyre në Australi.

Wilson dhe Hanks u shëruan të dy nga sëmundja dhe thanë se gjaku i tyre ishte marrë për një studim për të përcaktuar nivelin e antitrupave që ata zhvilluan./The Guardian