Extra Veterani 99-vjeçar donte të mblidhte 1 mijë sterlina për mjekët, mblodhi mbi...

Veterani 99-vjeçar donte të mblidhte 1 mijë sterlina për mjekët, mblodhi mbi 6.6 milionë

Një veteran 99-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar hapi llogari në një faqe për mbledhje fondesh, ku u bëri thirrje njerëzve të dhuronin parà që të përdoreshin për sistemin e shëndetësisë.

Ai kishte premtuar se për të arritur qëllimin do të bënte 10 xhiro në ditë në kopshtin e tij me 25 metra gjatësi, me ndihmën e patericave.

Dëshira e tij ishte që ta arrinte shumën e kërkuar para se të mbushte 100 vjeç, në fund të muajit.

Por pasi pati sukses, ai vendosi që të guxojë më shumë dhe ta çojë shifrën deri në 500 mijë sterlina.

Por dhe kjo shifër u tejkalua shumëfish. Sot më 15 prill ai ka arritur më shumë se 6.6 milionë sterlina, pasi ka mbledhur dhurimet e 325 mijë dhuruesve, dhe numri vazhdon të rritet.

Moore ka lindur në Keighley, Yorkshire, të Mbretërisë së Bashkuar. Në fillim të luftës, në vitin 1940, ai u zgjodh si oficer trajnimi dhe iu bashkua ushtrisë.

Koronavirusi është duke prekur sidomos moshën e madhe, dhe deri tani ka marrë më shumë se 12 mijë jetë njerëzish në Mbretërinë e Bashkuar, gati 130 mijë në të gjithë botën.