Bota Trump akuzon sërish OBSH-në: Bëri një gabim tragjik ose e dinte çfarë...

Trump akuzon sërish OBSH-në: Bëri një gabim tragjik ose e dinte çfarë po ndodhte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu rikthehet akuzave ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë pasi vendosi të ndërpresë fondet për këtë organizatë.

“Bënë një gabim tragjik dhe të tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit ose ndoshta e dinin se çfarë po ndodhte. E trajtuan Amerikën shumë keq, në favor të Kinës”, deklaroi Trump.

Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të përdorte autoritetin e tij kushtetues për të pezulluar për të pezulluar formalisht të dy dhomat e Kongresit, aktualisht të mbyllura deri në fillim të majit, në mënyrë që të ketë mundësinë të procedojë me emërimet e administratës së tij.

“Disa prej të cilëve”, nënvizon Trump “kanë lidhje me emergjencën e koronavirusit”. Presidenti është ankuar herë pas here se shumë nga personat e nominuar prej tij presin shumë gjatë deri sa të konfirmohen.