Aktualitet Vlorë/ Arrestohet nëna 62 vjeçe, tentoi të fusë drogë në burg për...

Vlorë/ Arrestohet nëna 62 vjeçe, tentoi të fusë drogë në burg për djalin e saj

Policia e Vlorës ka arrestuar një 62-vjeçare pasi ka tentuar të fusë drogë në paraburgim për djalin e saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë.

“Shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

62-vjecarja akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.