Aktorja Úrsula Corberó u bë e famshme në mbarë botën përmes rolit të saj si Tokio në serialin “La Casa de Papel”.
Por kush është djali që në të vërtetë i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes brune?
Ajo është në një lidhje dashurie prej katër vitesh me Chino Darin, dhe jetojnë së bashku në Madrid.
Úrsula Corberó dhe 31-vjeçari Chino Darin janë bashkë që nga viti 2016, kur u takuan në setin e “Ambasadës”.
Çifti nuk e fsheh dashurinë, ndërsa herë pas here të dy postojnë foto së bashku në rrjetet e tyre sociale.