Horoskopi Horoskopi, e premte 18 janar 2019

Horoskopi, e premte 18 janar 2019

DASHI

Është një e premte që ju sheh me një dëshirë të madhe për t’i dhënë hapësirë emocioneve dhe kur ju doni diçka, është e vështirë të ndaleni. Fundjava do të paraqesë disa tensione. Shumë prej jush janë thirrur për të luftuar për të siguruar një vend në diell, kështu që është e drejtë të hidhni në erë një marrëdhënie ose të filloni projekte të reja, por duhet të bëhet me kujdes. Në vendin e punës ka të ngjarë që një situatë e mirë ose një propozim i ri fillimisht të kufizohet, për shkak të një problemi buxhetor.

DEMI

Fundjava mund të jetë interesante për të gjithë ata që duan të zgjojnë një ndjenjë ose të kuptojnë se kush po e drejton zemrën e tyre. Tri ditët e fundit të javës janë interesante, ka nga ata që do të marrin një propozim të mirë, mund të dilni dhe të argëtoheni duke bërë gjëra të reja. Ju mund të ndryshoni regjistrin në punë, të vetëpunësuarit do të favorizohen në këtë 2019 krahasuar me vitin e kaluar.

BINJAKËT

E shtuna dhe e diela janë ditë kur do të keni ndjesinë që diçka do ndryshojë në jetën tuaj. Perspektivat janë të ndryshme edhe nga pikë,pamja ekonomike. Por kohët e fundit, ka pasur transformime të forta. Në këtë javë arrini të gjeni pak qetësi të brendshme, falë takimeve dhe marrëdhënieve pozitive. Dashuria mund të rikthehet fort edhe nëse ka patur një ndarje. Një grindje e lindur prej pak javësh mund të jetë kapërcyer tashmë.

GAFORRJA

Është e domosdoshme të bëni qartësi në dashuri, dhe për këtë duhet të flisni pa humbur shumë kohë, shkurti nuk do ishte muaji i duhur me Venusin kundër. Për këtë nevojë “yjore” dy javët e ardhshme do të jenë të dedikuara një rekuperimi në fushën sentimentale. Keni një dëshirë të madhe të kuptoni se në cilën anë po shkon një ndjenjë dhe për të bërë këtë, duhet t’i jepni hapësirë dashurisë. Nëse në 3 muajt e fundit ka lindur një histori në mënyrë të pazakontë dhe të papritur, në shkurt duhet të ndaleni dhe të pyesni se ku dëshiron të shkojë zemra. Një zgjidhje po vjen duke patur parasysh që Hëna hyn në shenjën tuaj të shtunën dhe të dielën, dhe ky mund të jetë një sinjal rilindjeje.

LUANI

Ka ardhur koha për të dalë nga guaska në të cilën keni qenë fshehur dhe i keni dhënë jetë një revolucioni pothuajse të menjëhershëm. Janari rikthen në lojë të gjithë ata që nuk kanë qenë mirë, falë guximit për të bërë ndryshime të vogla dhe të mëdha në jetën e tyre. Sigurisht, gjithnjë varet nga ajo që është në lojë dhe nga ajo që doni të bëni. Do të jeni në gjendje të vazhdoni përpara në udhëtimin tuaj, pa frikë, pavarësisht nga pengesat, për më tepër, shenja juaj ju çon të veproni dhe të mos ngecni thjesht në mendime. Edhe nëse keni bërë armiq në 2 vitet e fundit, do të keni mundësi të hakmerreni së shpejti.

VIRGJËRESHA

Është një e premte që ju sheh nervozë dhe pak të rënë nga pikëpamja fizike. Për fat të mirë, një rimëkëmbje është planifikuar që herët të shtunën. Tensioni që ndiejnë shumë njerëz është kryesisht për shkak të situatës së punës dhe shëndetit. Si pasojë e këtyre shqetësimeve, është e mundur të përjetoni disa konflikte në dashuri. Nëse diçka shkon gabim, shmangni luftën përplasjet deri të dielën.

PESHORJA

Është një e premte që ju fton të jeni pak më të qetë sepse ankthet dhe shqetësimet janë shumë. Ndoshta shumë prej jush, i jeni futur punës dhe i keni thënë vetes të mos zemëroheni, sikur të jeni të sigurt që ka një karma. Tensionet përpiquni t’i mbani të fshehta dhe ata do të duhet të kontrollohen, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Nga e premtja deri të dielën mund të bini në polemika, kujdes në dashuri.

AKREPI

Historitë e dashurisë të lindura së fundmi mund të forcohen deri në mes të 2019, në një vit që do të jetë konstruktiv falë Saturnit në aspekt të rëndësishëm dhe Jupiterit, që ndihmon të përballoni situata të një peshe të caktuar. Nëse keni Akrepin, Gaforren dhe Peshqit si shenjë në rritje, mund të fitoni disa para më shumë. Fundjava është e duhura për të provuar emocione të vërteta. Priten takime dhe emocione të mëdha për ata që nuk mbyllen në shtëpi dhe për ata që kanë kurajën të jenë të drejtpërdrejtë në marrëdhënie.

SHIGJETARI:

Kjo e premte është shumë pak bindëse. Jeni shtyrë gjithmonë nga një dëshirë të madhe për të bërë gjëra të mëdha, por kohët e fundit, shumë herë jeni përfshirë në konflikte dhe kjo ju ka detyruar që të ndaleni. Është e mundshme edhe me ardhjen e mundësive të mira, që natyrisht ju doni t’i shfrytëzoni, që të ndeshni përsëri disa vështirësi. Mbetet veç të ndryshoni, edhe pse nuk është e lehtë për ta bërë këtë në një kohë të shkurtër. Dëshira për të transferuar emocione, për të jetuar diku tjetër, për të bërë gjëra të ndryshme do të bëhet gjithnjë e më e fortë.

BRICJAPI

Fundjava mund të sjellë acarim në çiftet që kanë përjetuar momente jo aq të qeta kohët e fundit. Para se të mbyllni një histori, reflektoni shumë. Për ata që e duan njëri-tjetrin, por duhet të shtyjnë disa vendime, si të martohen apo të kenë një fëmijë, ndryshoni temë. Nga shkurti do të jenë në aspekt shumë të dobishëm edhe Venus, edhe Saturni, që do të thotë se do të jetë një muaj i zgjedhjeve të rëndësishme që ju do të bëni, por pas një analize të kujdesshme. Dikush do të jepet në dashuri, pa rezerva.

UJORI

Doni gjithmonë të shkatërroni jetën tuaj, por do të donit ta bënit çdo ditë dhe në mënyrë të ndryshme, dhe pashmangshmërisht kjo ju shkakton lodhje dhe siklet. Këshilla është që të jeni të matur, problemet e mundshme duhet të zgjidhen me shumë qetësi. Dilni nga një 2018 shumë i vështirë për paratë, dhe nuk do të jetë e lehtë të rekuperoni. Në fundjavë ju nevojitet një sqarim. Në punë keni ide të mira për të zhvilluar.

PESHQIT

Kujdes nga ndërlikimet, duket se po përjetoni një krizë të brendshme dhe keni nevojë të gjeni një farë qetësie. Për fat të keq janari është një muaj i avashtë dhe jo konstruktiv, aspak i lehtë. Pavarësisht kësaj mund të ringriheni dhe të kapërceni çdo pengesë por do të duhet kohë, e gjitha për hir të një të ardhmeje më të mirë. Shkurti do shkojë më mirë, ndërkohë që sa i përket fundjavës, do të jetë më përfshirëse.