Vatra të reja nga koronavirusi kanë shpërthyer së fundmi në fasoneri, ku vetëm këtë të mërkurë janë konfirmuar 18 raste të reja në Krujë.
Për këtë situatë foli në një deklaratë për mediat edhe Presidenti Meta, i cili theksoi se nëse nuk garantohen standardet, të mbyllen fasoneritë
“Është me mjaft rëndësi të respektohen kudo distancat sociale dhe të ketë kudo standarde të detyrueshme nga na ISHP për çdo aktivitet, çdo nënvlerësim do të ishte me kosto të jashtëzakonshme. Të gjitha këto sakrifica që janë bërë mund të shkonin dëm. Duhet një përqendrim më i madh në këtë drejtim për të parandaluar krijimin apo shpërthimin e vatrave të reja.
Nëse nuk garantohen standardet e nevojshme, aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe punonjësit të mbështeten nga ana e qeverisë”, tha Meta.