Edhe pse gati të gjitha vendet po ecin përpara me planet për të rihapur ekonomitë e tyre, Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA paralajmëroi të se një valë e dytë e koronavirusit të ri do të jetë shumë më e keqe, sepse ka të ngjarë të përkojë me fillimin e sezonit të gripit.
“Ekziston mundësia që sulmi i virusit dimrin e ardhshëm në të vërtetë do të jetë edhe më i vështirë sesa ai që po kalojmë,” tha drejtori i CDC Robert Redfield në një intervistë për “Washington Post”. “Dhe kur ua them këtë të tjerëve, ata e kthejnë kokën prapa, ata nuk e kuptojnë se çfarë dua të them.”
“Ne do të kemi njëkohësisht epideminë e gripit dhe epideminë e koronavirusit”, tha ai. “Të kesh dy shpërthime të njëkohshme të frymëmarrjes do të sillte një tendosje të paimagjinueshme në sistemin e kujdesit shëndetësor”, theksoi ai. Vala e parë e Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, ka vrarë tashmë më shumë se 42,000 njerëz në të gjithë vendin. Ajo ka sjellë pranë kolapsit mjaft spitale në botë duke zbuluar mungesën në pajisjet e testimeve, ventilatorët dhe pajisjet mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Redfield theksoi se epidemia mbërriti në SHBA në fund të sezonit të gripit, që çdo vit vë në provë sistemin shëndetësor amerikan. Nëse të dy sëmundjet do të kishin arritur kulmin në të njëjtën kohë, do të kishte qenë vërtet, me të vërtetë, me të vërtetë, evështirë.
“Të vaksinohesh kundër gripit para dimrit të ardhshëm mund të lirosh një shtrat spitalor për nënën ose gjyshen tuaj nëse ajo preket nga koronavirusi”, shtoi ai