Një shtetrrethim i ri total i paprecedenë katërditor në Turqi filloi mesnatën e djeshme dhe do të vazhdojë deri të dielën, në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e Covid-19.
Ndalimi i largimit nga shtëpia ka të bëjë me 31 provincat kryesore të vendit, me përjashtim të punëtorëve që konsiderohen thelbësorë, përfshirë punonjësit e shëndetësisë.
Sidoqoftë, shërbimet themelore publike janë të garantuara.
Bllokimi më parë ishte imponuar vetëm në dy fundjavat e fundit për të mos dëmtuar në mënyrë të tepruar aktivitetet e prodhimit, por ky kufizim i ri do të ndikojë në festimet e sotme të Ditës së Sovranitetit Kombëtar, që përkujton 100-vjetorin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Ankarasë.
Autoritetet vendosën të mbajnë të mbyllura nesër fabrikat, zyrat dhe bankat.
Nesër është edhe dita e parë e muajit të shenjtë islamik të Ramazanit.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, Turqia ka mbi 98 000 raste dhe 2 376 viktima nga koronavirusi.