Aktualitet Saimir Kodra: Bëra analizën e antikorpeve dhe del që e kam kaluar...

Saimir Kodra: Bëra analizën e antikorpeve dhe del që e kam kaluar koronavirusin që në janar

Në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në vende të tjera të botës vijon të debatohet nëse koronavirusi ka qarkulluar më herët se sa kur është shpallur nga qeveria.

Më 9 mars, u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus dhe që atëherë numri i të infektuarve ka shkuar në 634.

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra thotë se ka bërë analizën e antikorpeve dhe ka rezultuar që ai e ka kaluar virusin që në muajin janar. Pra 2 muaj para se të konfirmohej prezenca e koronavirusit në vend.

“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrimë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar” – tha Kodra në emirionin e tij.

Sipas të dhënave të Worldometer, Shqipëria renditet në vendit e parafundit për testime për 1 milionë banorë në Evropë. Më keq se ne renditet vetëm Ukraina.  Deri më tani në vend, janë kryer 6269 testime gjithsej.