Bota New York/ 88% e të sëmurëve që përfunduan në ventilim, ndërruan jetë

New York/ 88% e të sëmurëve që përfunduan në ventilim, ndërruan jetë

Sipas një studimi në New York, 88% e pacientëve me koronavirus që ju nënshtruan ventilimit nuk ja dolën të mbijetonin. Nga 1 marsi deri në 4 prill, 88% e pacientëve në ventilim ndërruan jetë në 12 spitalet që janë pjesë e Northwell Health.

Shkalla ishte veçanërisht e lartë për pacientët mbi moshën 65 vjeç me një nevojë për ventilatorë.

Studimi ekzaminoi të dhënat elektronike mjekësore të 57 mijë pacientëve të shtruar në spital brenda Northwell Health dhe doli se më shumë se gjysma, ose 57%, vuanin nga presioni i lartë i gjakut, 41% ishin obezë dhe 34% kishin diabet.

Edhe në New York ka një shkallë më të lartë të vdekshmërisë për burrat krahasimisht me gratë.