Kuriozitete Udhëtonin nëpër botë me varkë: Askush nuk u tha që ka një...

Udhëtonin nëpër botë me varkë: Askush nuk u tha që ka një pandemi!

Në vitin 2017, Elena Manighetti dhe Ryan Osbourne vendosën ta realizojnë ëndrrën e tyre të madhe – të heqin dorë nga punët respektive, të blejnë një varkë dhe të udhëtojnë në botë.

Ata vazhduan të kishin kontakte me familjet, me rregullin se nuk u transmetonin atyre lajme të këqija.

Çifti, i cili jetonte në Manchester, po udhëtonte përtej Atlantikut nga Ishujt Kanarie në Karaibe muajin e kaluar kur lajmet për një virus vdekjeprurës u përhapën në të gjithë botën.

Pas 25 ditësh në det dhe një komunikim të vogël me pjesën tjetër të botës, çifti vendosi të ankorohet në disa ishuj franceze në Karaibe në mes të marsit.

Kur morën sinjale (rrjetin) në telefonat e tyre, ata zbuluan se kufiri në ishull ishte i mbyllur dhe se bota vuante nga një pandemi, për të cilën nuk dinin asgjë.

Ata mw pas u drejtuan drejt ishullit Saint Vincent ku kanë mbetur të izoluar.