Mban kokën ulur. I ka sytë me një trishtim të thellë. Nuk është nevoja ta shpjegosh më fjalë se çfarë po provon në zemër: distancimi social për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit i godet të gjithë, të heq mundësinë të ndash momente gëzimi sëbashku.
Protagoniste e kësaj historie është Bip Poppa, një Bulldog anglez tre vjeçe, e fotografuar nga pronarja e saj, Rae Elle, ndërsa nga ballkoni shikon poshtë në rrugë: “Big Popa është shumë e trishtuar sot, unë mendoj se i mungon të luajë me fëmijët e pallatit. Mund t’i shikojë vetëm nga ballkoni”, shkruan gruaja në Twitter duke postuar fotot që menjëherë u shpërndanë nga mijëra njerëz.
“Gjëja më e trishtuar është se duhet të respektojmë distancimin social edhe me të – shpjegon gruaja për BuzzFeed News. – Kur është brenda del në ballkon në kërkim të njerëzve. Po fle me shumë. Është bërë pak dembele. Mund të them që nuk është e lumtur si zakonisht. Është lodhur duke lozur vetëm”.
Gruaja ishte duke punuar në shtëpi, ndërsa vëren se Big Poppa po fiksonte me dëshirë fëmijët që po luanin në oborr. Lehte lehtësisht për të tërhequr vëmendjen e tyre. Mendoj se këto imazhe të Big Poppa-s janë bërë virale sepse përfaqësojnë të gjithë ne – tha pronarja. – Jemi të trishtuar që nuk mund të dalim me miqtë dhe të afërmit dhe të njëjtën kohë duhet të presim uljen e kurbës”.