Bota SHBA kalon pragun e 50 mijë viktimave: Por raporti i vdekshmërisë është...

SHBA kalon pragun e 50 mijë viktimave: Por raporti i vdekshmërisë është më i ulët se në Europë

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar sot pragun e trishtueshëm të 50 mijë viktimave nga koronavirusi.

Kanë qenë rreth 3 mijë viktimat në 24 orët e fundit, ndërkohë që të prekurit zyrtarë po i afrohen 900 mijë personave. Këto janë padyshim shifrat më të larta nga gjithë vendet e tjera të botës, edhe pse duhet theksuar, siç e bën edhe administrata amerikane, që popullsia prej 320 milionë persona është shumë më e madhe se ajo e vendeve si Spanja, Franca dhe Italia.

Si pasojë, përqindja e vdekshmërisë rezulton të jetë në Shtetet e Bashkuara rreth një e treta e këtyre vendeve, me saktë 152 të vdekur çdo një milion banorë, në raport me 482 të Spanjës, 412 të Italisë, dhe 335 të Francës.