Extra Hauai paguan turistët që të largohen nga ishulli

Hauai paguan turistët që të largohen nga ishulli

Agjencia shtetërore e Hauait që ka për detyrë të mirëpresë turistët përkohësisht po kujdeset që t’i ndihmojë këta turistë të largohen.

The Hawaii Tourism Authority ka alokuar 25 mijë dollarë për të mbuluar shpenzimet e dëbimit të turistëve nëse këta të fundit refuzojnë të karantinohen për 14 ditë.

Udhëtimet për në shtëpi dhe kthimet mbrapsh po organizohen nga një grup jo fitimprurës që zakonisht ndihmon turistët me problemet që hasin gjatë vizitave në Hauai.

19 njerëz janë kthyer në vendet e origjinës që prej fillimit të pandemisë. Në disa raste, udhëtarët janë gjobitur. Në raste të tjera, u janë paguar biletat e kthimit.

Hauai ka të paktën 596 të infektuar dhe 12 të vdekur nga koronavirusi.