Sport Dybala ende i prekur nga koronavirusi?

Dybala ende i prekur nga koronavirusi?

Paolo Dybala nuk është shënuar ende nga Koronavirus. Edhe pse nuk shfaq asnjë simptomë, “ylli” i Juventus, rezultoi në testin e katër, pozitiv me Covid-19.

Por agjenti i lojtarit e ka mohuar lajmin duke deklaruar se tamponi i katërt nuk është bërë ende.

Dybala u prek nga virusi më 21 mars së bashku me të fejuarën e tij por kjo e fundit ia doli ta hedh pas krahëve sëmundjen.

Argjentinasi qëndron prej 40 ditësh në karantinë në shtëpinë e tij në Torino dhe do t’i duhet ende të presë për t’iu bashkuar skuadrës.

Klubi bardhezi ndërkohë njoftoi para pak ditësh shërimin e plotë e dy futbollistëve të tjerë të prekur nga koronavirusi, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani.