Kryeministri Edi Rama ka reaguar gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe për temën e hapur ditët e fundit, pas një deklarate të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për uljen e pagave dhe pensioneve.
Kreu i qeverisë deklaroi shkurt se nuk do të ketë asnjë ulje rrogash dhe pensionesh. “Nëse kjo gjë do të ndodhë”, tha ai, “do të bëhet vetëm për t’i rritur.
“Nuk ka ulje pensionesh apo rrogash. Përsa i përket qëndrimit zyrtar dhe timit, kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Nëse do të preken do të preken vetëm për t’u rritur. Shkurt, thjesht, copë. Është një situatë e vështirë kur duhet të përballesh me fjalët e transformuara diku, si një akuzë kundër meje dhe qeverisë”, u shpreh kryeministri.