E ndërsa të gjithë shqiptarët qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre dhe lëvizin me orar të kufizuar vetëm për të kryer pazaret e nevojshme për familjen, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një tjetër destinacion për të kaluar fundjavën.
Kreu i Shtetit ka ndarë një video me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ndërsa ngjit malin e Shelegurit në Kolonjë.
“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë. Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Ilir Meta në Facebook.