Për mjekun Pëllumb Pipero është vetëm një hipotezë që është hedhur, ku pretendohet se nikotina e duhanit bllokon receptorët për futjen e virusit. Por sipas mjekut janë vetëm dyshime dhe hipoteza.
Nga Zonë e Lirë ai tha se personalisht nuk e beson këtë gjë.
“Ka disa supozime dhe hipoteza që nikotina bllokon receptorët për futjen e virusit, unë nuk e besoj, nuk kam lexuar mjaftueshëm rreth kësaj, por personalisht nuk e besoj”.
Bëhet fjalë për një studim në Paris ku sugjerohet që nikotina ndihmon në parandalimin e infeksionit nga koronavirusi, megjithatë mjekët kanë bërë thirrje që njerëzit të mos pinë duhan.
Doktoreshë Hilary Tindle ka thënë se studimet po vijojnë, por thekson se terapia e injektimit e nikotinës përmes disa ngjitëseve që vendosen në krahë nuk janë të njëjtat me pirjen e duhanit
Mjekët presin rezultatet finale të këtij studimi dhe do të fillojnë të vendosin tek pacientët të ashtuquajturat arna nikotine. Studimi erdhi pasi u vu një numër shumë më i lartë i pacientëve të cilët u infektuan por nuk ishin duhanpirës.