Teksa shumë shtete nëpër botë po nisin të rihapen nga masat karantinuese, ekspertët e sëmundjeve infektive thonë se ndalimi i përhapjeve të mëtejshme nga koronavirusi do të kërkojë rritjen në shkallë të numrit të testimeve dhe identifikimit të mbartësve me koronavirus.
Tetë qen të llojit labrador (labrador retrievers) bashkë me hundët e tyre të fuqishme janë regjistruar për të ndihmuar.
Qentë janë të parët që po trajnohen në një projekt kërkimi të Universitetit të Pensilvanisë për të përcaktuar nëse ata mund të detektojnë erërat që shoqërohen me virusin që shkakton sëmundjen e covid-19. Nëse po, atëherë ata eventualisht mund të përdoren si qenë survejues, shprehet universiteti, duke ofruar kështu një mënyrë jo-invasive për të “skanuar” njerëzit në aeroporte, qëndra tregtare, spitale etj.
Nuk do të ishte surprizuese nëse qentë provojnë të jenë në gjendje të detektojnë SARS-CoV-2. Krahas drogërave, eksplozivëve dhe ushqimeve kontrabandë qentë janë në gjendje të nuhasin malarien, kancerin madje dhe një bakter që po shkatërron pemët e agrumeve në Florida. Kërkimi ka gjetur se viruset kanë erëra specifike, shprehet Cynthia M. Otto, drejtoreshë e Qendrës së Trajnimit të Qenve në Universitetin e Veterinarisë në Pensilvani.
“Ne nuk e dimë nëse kjo do të jetë era e virusit vetë, apo përgjigjes së trupit ndaj virusit, apo një kombinimi i të dyjave”, shprehet Otto i cili po udhëheq këtë projekt. “Por qentë nuk duan t’ia dinë se çfarë ere është… Ajo se çfarë ata mësojnë është se ka diçka ndryshe me këtë provëz krahasuar me provëzat e tjera”.
Një përpjekje e ngjashme është duke u punuar dhe në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale të Londrës, në të cilën kërkuesit kanë demonstruar se qentë mund të identifikojnë infeksionet e malaries tek njerëzit. Në një deklaratë për shtypin, James Logan, drejtuesi i departamentit të kontrrollit në shkollën e sëmundjeve i ka cilësuar qentë si “mjeti më i ri diagnostikues që mund të revolucionojë përgjigjen tonë ndaj covid-19”.
Logan është shprehur të martën se ekipi i tij i kërkuesve pret të nisë mbledhjen e provëzave me covid-19 brenda disa javëve dhe po punon me fondacionin Qentë Detektues Mjekësor për t’i trajnuar qentë më pas. Qëllimi fillestar është pozicionimi i gjashtë qenve në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, shprehet ai.
“Secili qen mund të “skanojë” në rreth 250 njerëz në orë”, shprehet Logan në një email. “Ne njëkohësisht po punojmë për një model që mund rritet në shkallë e që mund të zhvillohet e aplikohet në vende të tjera si nëpër hyrjet e porteve, vijave kufitare, aeroporteve etj.”
Qendra për Trajnimin e Qenve është duke punuar me labradorët brenda një kompanie që trajnon qentë K-9 në Maryland.
Zonja M. Poncho (trajnuesja e qenve) dhe gjashtë labradorë ngjyrë çokollate, të verdhë dhe të zezë nisën stadin e tyre të parë të trajnimit në të cilin atyre iu duhet të mësojnë të identifikojnë një erë të caktuar e në shpërblim të marrin një ushqim. Më pas qentë do të trajnohen me provëzat e urinës dhe salivës të mbledhura nga pacientë që kanë testuar pozitivë dhe negativë në spitalin e Universitetit të Pensilvanisë dhe nga Spitali i Fëmijëve i Filadelfias.
“Hapi i rradhës është pak më i vështirë shprehet”, znj Otto. “Ata duhet që të mësojnë se si të detektojnë virusin tek njerëzit”.
Cynthia M. Otto, drejtoreshë e Qendrës së Trajnimit të Qenve në Universitetin e Veterinarisë në Pensilvani. Ajo po udhëheq atualisht projektin e detektimit të koronavirusit përmes qenve
“Dhe ky do të jetë themeli i tërë kësaj sprove tone të përbashkët. Nëse ne mund të arrijmë t’i trajnojmë ata të identifikojnë se kur një person e ka virusin duke lëvizur apo duke qëndruar në një vend pa lëvizur, do të përmbushte me sukses punën tonë”, shton znj Otto.
“Ekzaktësisht se sa qenë detektues të Covid-19 mund të vendosen në ShBA do të varet shumë nga kërkesat tona”, sipas znj Otto.
Nëse nevoja do të jetë për shumë qenë atëherë kimistët e fizikantët e Universitetit të Pensilvanisë mund të jenë në gjendje të mësojnë atë që ata mësojnë nga qentë për të krijuar një hundë apo sensor elektronik. “Përshembull qëllimi i kërkimit të realizuar nga Qendra e Trajnimit të Qenve mbi qentë që detektojnë kancerin është të prodhojë një test elektronik ku me mijëra provëza mund të testohen në hark të shkurtër kohor”, shprehet Otto.
Zona më me interes është aktualisht konvergjenca me atë çfarë qentë e Administratës për Sigurinë e Transportit po bëjnë për të “skanuar” eksplozivët. “Nëse ne mund të ndjekim një qasje të ngjashme në “skanimin” e njerëzve që kanë Covid-19, atëherë interesi do të jetë shumë i madh për këta qenë”, shton znj. Otto.
“Por për momentin ne nuk kemi mjaftueshëm qenë detektues. Kështu që nëse kërkimi del me sukses do të jetë sfidë për të gjetur se ku do të jenë prioritetet në pozicionimin e qenve”, shprehet znj. Otto.