Ekonomi Bonusi prej 40 mijë lekësh, Denaj: Lehtësohen procedurat për aplikim nga qytetarët

Bonusi prej 40 mijë lekësh, Denaj: Lehtësohen procedurat për aplikim nga qytetarët

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka lehtësuar procedurat e verifikimit për individët që mendojnë se mund të jenë përfitues të paketës së dytë të ndihmës financiare që ka akorduar qeveria.

Ministrja Anila Denaj bëri të ditur sot se kemi lehtësuar procesin për verifikimin për qytetarët duke u dhënë atyre mundësinë të plotësojnë vetëm një formular të thjeshtë dhe ta dërgojnë përmes postës elektronike.

“Çdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën [email protected]. Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën”, bën të ditur Denaj.

Në faqen e Administratës Tatimore paraqiten edhe dy formularët për aplikim.

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni?fbclid=IwAR0lQ0yH3D5wPUNqbZhiQHJCkVEoAs2Cgv1hV_RPQjujl8A7iZGSfQLB9jY