Extra Dasma e pazakontë me dasmorët e paftuar (FOTO)

Dasma e pazakontë me dasmorët e paftuar (FOTO)

Duke qenë se grumbullimet masive janë ndaluar në Kaliforni, një çift që u martua këtë fundjavë zgjodhi të mos anulonte ceremoninë në kishë, por përveç familjarëve të afërm, kishte gjithsesi të ftuar të tjerë aty, në një farë mënyre.

Në kishën “St. Ignatius” në San Francisko, ku Parris Khachi dhe Emily Manashi u martuan, u vendosën fotografitë e besimtarëve që shkonin zakonisht aty, në vendet ku duhet të ishin ulur të ftuarit e tjerë.

Të gjitha fotografitë e “të ftuarve” virtualë ishin duke buzëqeshur, për të festuar bashkë me çiftin ditën e tyre të shënuar. “Asnjëri prej nesh nuk donte të shtynte ceremoninë, kështu që gjetëm një zgjidhje që të mos rrezikonim shëndetin e njerëzve tanë të dashur”, tha Parris për mediat amerikane.