Bota Thashethemet për Kim nuk marrin fund, detaji që tregon se mund të...

Thashethemet për Kim nuk marrin fund, detaji që tregon se mund të jetë bërë operacion

Për më shumë se një javë, mediat ndërkombëtare spekuluan se lideri i Koresë së Veriut kishte vdekur.

Edhe pse Kim Jong-Un është gjallë dhe u shfaq në publik për herë të parë pas më shumë se 20 ditësh, kjo nuk i ka penguar thashethemet e tjera për shëndetin e tij të qarkullojnë.

Kujtojmë se që kur Kim mungoi në ceremoninë e ditëlindjes së gjyshit të tij, themeluesit të shtetit, në media u tha se ai i ishte nënshtruar një operacioni në zemër.

Madje në disa media ai u shfaq i vdekur, me motrën e tij të vogël që po përgatitej për të marrë përsipër drejtimin e vendit.

Por edhe pas shfaqjes së Kim, portali që qarkulloi i pari thashethemet për shëndetin e tij, tani shkruan se ka prova që lideri i Koresë së Veriut është bërë operacion.

Në videon ku Kim shfaqet në publik, NK News ka vënë re një shenjë që mund të shihet në krahun e djathtë të liderit suprem dhe që mundonte në shfaqjet e mëparshme. Kjo pikë që duket si vendi i një shpimi me shiringë, sipas medias së drejtuar nga dezertues të Koresë së Veriut, mund të tregojë një operacion në zemër. Kështu të paktën i ka thënë një mjek i trajnuar në SHBA gazetës.

Por qeveria e Koresë së Jugut beson ndryshe. Kur një zëdhënës i lartë presidencial u pyet për spekulimet të dielën, ai u tha gazetarëve në Seul se nuk besonte se Kim kishte kaluar asnjë procedurë të moderuar mjekësor.