Papa Françesku bëri thirrje për bashkëpunim shkencor ndërkombëtar të paanshëm dhe transparent për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit.
Ati i Shenjtë kërkoi gjithashtu që ajo të garantohet për të gjithë botën dhe falënderoi sërish ata që përkujdesen për të infektuarit me COVID-19.
“Dua t’u shpreh sërish afërsinë time të infektuarve me COVID-19, atyre që përkujdesen për ta dhe të gjithëve atyre që në një mënyrë po vuajnë nga pandemia. Në të njëjtën kohë, shpreh mbështetje dhe nxis bashkëpunimin ndërkombëtar që po ndodh në iniciativa të ndryshme për të gjetur një përgjigje adekuate dhe efektive ndaj krizës serioze që po përjetojmë. Në fakt, është e rëndësishme që aftësitë shkencore të unifikohen, në një mënyrë transparente dhe të paanshme për të gjetur vaksina dhe trajtime si dhe për të garantuar qasje universal në teknologjitë bazë, që lejon çdo person të infektuar, në çdo pjesë të botës, të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi kreu i Kishës Katolike.