Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se frika se nuk do ta shihte kurrë djalin e tij i dha forcë të mundte koronavirusin.
Në një intervistë për “The Sun”, Johnson tha se fitoi një vendosmëri për të larguar të gjitha mendimet negative edhe në momentet e tij më të errëta në kujdesin intensiv.
“Unë thjesht refuzova ta lejoj veten të mendoj në atë linjë.”– shtoi ai.
Ndërsa ishte i shtruar në spitalin St Thomas, Johnson thotë se u përqëndrua vetëm në “mendime pozitive” për të fejuarën shtatzënë Carrie Symonds, fëmijën që do lindte dhe shpresën për të parë përsëri fëmijët e tjerë dhe pjesën tjetër të familjes së tij.
I pyetur nëse kishte patur frikë në ndonjë moment se mund të mos jetonte për të parë djalin e tij të porsalindur Wilfred, ai tha: “Epo, po, sigurisht. Të gjithë kemi shumë për të jetuar, shumë për të bërë, dhe nuk do ta mohoj, kam menduar për këtë, po “.
Johnson e ka quajtur djalin e tij Wilfred Lawrie Nicholas dhe emrin Nicholas ia ka vënë në nder të dy mjekëve që i shpëtuan jetën në kujdes intensiv: Nicholas Price dhe Nicholas Hart.
Kur flet për djalin e tij, Johnson thotë se është shumë i emocionuar.