Një grua së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj është vënë nën akuzë për vrasjen e një roje sigurie, i cili nuk lejoi hyrjen e vajzës së saj në një dyqan, sepse ajo nuk mbante maskë.
Calvin Munerlyn, 43 vjeç, u qëllua në pjesën e pasme të kokës në dyqanin “Family Dollar” në Flint të Michiganit, një nga shtetet amerikane të goditura më rëndë nga pandemia.
Ai u sulmua pasi i tha vajzës së 45-vjeçares, Sharmel Teague, se nuk mund të hynte në dyqan pa një maskë, vendosja e së cilës tashmë është bërë e detyrueshme në këtë shtet.
Bashkëshorti Larry Teague dhe djali i tij Ramonyea Bishop akuzohen se shkuan në dyqan menjëherë pas kësaj dhe sulmuan fatalisht rojen e sigurisë Munerlyn.
Sharmel Teague është arrestuar, por dy të dyshuarit e tjerë mbeten ende në arrati. Të tre përballen me akuza të vrasjes me paramendim të shkallës së parë dhe akuza për armë zjarri.
Larry Teague gjithashtu akuzohet për shkelje të urdhrit të guvernatorit që kërkon mbajtjen e maskës së fytyrës brenda dyqaneve për të parandaluar transmetimin e koronavirusit.