Pas disa javësh, Greqia shënoi bilancin më pozitiv në lidhje me viktimat e shkaktuara nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë duke e lënë bilancin me 146 të vdekur.
Ndërsa numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të vogël, ku bilanci mbetet sërish pozitiv.
Gjatë ditës së sotme u raportuan vetëm 10 raste të reja duke e çuar totalin në 2,642.
Sipas ministrit të shëndetësisë, Tsiodras, aktualisht 35 pacientë janë të intubuar ndërkohë që 81 të tjerë kanë lënë rradhët e terapisë intensive.
Mosha mesatare e pacientëve të intubuar është 67 vjeç. Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 83,740 tampone