Mediat ruse njoftojnë se një tjetër anëtar i qeverisë ka rezultuar pozitiv me CoVid-19. Bëhet fjalë për ministren e Kulturës, Olga Lyubimova e cila ka njoftuar publikisht statusin e saj shëndetësor përmes zëdhënëses së vet.
Lyubimova është anëtari i tretë i kabinetit qeverisës që infektohet me koronavirusin e ri pas kryeministrit Mikhail Mishustin dhe ministrit të Ndërtimit, Vladimir Yakushev.
Lyubimova ka simptoma të lehta dhe ka javë që punon nga shtëpia. Ajo është 39 vjeç dhe mori detyrën në janar. Nga tre anëtarët e qeverisë në spital aktualisht është shtruar vetëm kryeministri Mishustin.