Kryesore Koronavirusi në Itali: Mbi 8 mijë të shëruar në një ditë, 369...

Koronavirusi në Itali: Mbi 8 mijë të shëruar në një ditë, 369 viktima

Mbi tetëmijë të shëruar në një ditë dhe një ulje e personave të sëmurë. Por numri i vdekjeve është rikthyer të rritet, sidomos në Lombardi: 369 në total, 222 nga viktimat ishin në Lombardi, një rritje e ndjeshme në krahasim me ditët e fundit.

Të dhënat e Mbrojtjes Civile në Itali raportojnë për një ulje të personave të shtruar. Në terapitë intensive sot gjenden 1.333 persona, 94 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 15769 persona, 501 më pak se dje. Në izolim shtëpiak janë 74.426 persona (-6344 në krahasim me dje).

Siç thamë më lart, sot viktimat ishin 369 (dje 236), duke arritur në një total prej 29684 të vdekurish.

Të shëruarit kapin kuotën 93245, me një rritje ditore prej 8.014 të shëruarish (dje ishin deklaruar të shëruara 2352 persona).

Rritja e të sëmurëve ishte e barabartë me -6939 njësi (dje ishin -1513), ndërsa rastet e reja të identifikuara në 24 orët e fundit ishin 1444 (dje 1075), por sot janë bërë më shumë tampone se dje, 64263 sot, dje 55263. Raporti mes tamponëve të bërë dhe rasteve të identifikuara është 1 i sëmurë për 44,5 tamponë të bërë, 2,2%.

Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin nga fillimi i epidemisë është 214.457.