Bota Koronavirusi “mbyll” pas 115 vitesh një nga simbolet e Nju Jorkut

Koronavirusi “mbyll” pas 115 vitesh një nga simbolet e Nju Jorkut

Koronavirusi shënoi një tjetër rekord negativ, në Nju Jork. Jo vetëm metropoli është vatra më e rrezikshme amerikane, me 177 mijë të infektuar dhe afro 18 mijë të vdekur, por tani ka ndalur, pas 115 viteve, një nga simbolet e qytetit.

Bëhet fjalë për metropolitanën e qytetit, që për më shumë se një shekull ka vazhduar aktivitetin në 427 stacione te saj.

Shkaku është i qartë, dhe ka të bëj me masat e sterilizimit që duhen bërë në thellësi, procedurë që zgjat disa orë edhe pse janë më shumëse 500 personat e përfshira në pastrim dhe dezinfektim.

Metro i Nju Jorkut ka rezultuar një nga burimet e shpërndarjes së infeksionit, nëse merret parasysh se rreth 6 mijë punonjës të transportit urban në atë qytet janë infektuar me COVID-19, dhe 41 kanë ndërruar jetë.

Që sot deri në të paktën për 6 muaj, metro ikonike do të mbyllet nga ora 1 deri në 5 të mëngjesit, dhe pastruesit do të mbështeten nga 1700 policë që do t’i mbrojnë nga reagimi i mijëra të pastrehëve që sot më shumë se kurrë mbijetojnë në vagonët e trenave ose në stacionet e ndryshme.

Një situatë që ishte kthyer në të papranueshme gjatë javëve të karantinës, dhe që kishte ulur praninë udhëtarëve nga 4.5 milionë në më pak se 500 mijë.