E paralajmëroi një ditë më parë, e bëri realitet sot
Kryeministri Edi Rama nxorri jashtë një studente e cila ia ndërpreu fjalë, e kjo ndodhi gjatë prezantimit të kampusit të ri universitar te Qyteti Studenti
“Kjo që bëni ju është një shfaqje”, tha studentja.
“Po bravo! Tani dil jashtë. Dil jashtë! Tani ti del jashtë bravo. Kështu është kur i ndërpret fjalën tjetrit,” iu përgjigj Rama.
Më tej i pari i qeverisë vijoi duke thënënsë“kampusi i ri është një punë e nisur që në vitin 2015. Territori rezultoi një tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi këtu në QS. Morën nga studentët energjinë e madhe dhe ajo që bënë ishte thjeshtë që t’i merrnin dhe pronat”, tha Rama