Aktualitet 1 mln paund kokainë nga Amerika Latine në Angli, arrestohen dy shqiptarët

1 mln paund kokainë nga Amerika Latine në Angli, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë akuzohen nga autoritetet britanike, se me anë të kontejnerëve janë përpjekur të importojnë në vend një sasi kokaine, që nëse shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 1 milionë paund.

Mariglen Bajraktari 20 vjeç dhe Romario Vukzaj 23 vjeç u arrestuan pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një ngarkesë të dyshimtë dhe njoftuan menjëherë policinë.

Atyre iu gjetën 16 kg kokainë në një kontejner frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar.

Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar thotë se vlerave e lëndës narkotike të sekuestruar mund të kapë e vlerën e mbi 1 milionë paund.

Shqiptarët e arrestuar po mbahen në paraburgim, ndërsa pritet të dalin para trupit gjykues më datë 3 qershor.