Bota Origjina e virusit, Kina do të pranojë një hetim nga OBSH

Origjina e virusit, Kina do të pranojë një hetim nga OBSH

Kina bën me dije se do të mbështesë Organizatën Botërore të Shëndetit në përpjekjet për të zbuluar origjinën e pandemisë, por deklaron se çdo hetim duhet të jetë shkencor dhe jo në një kontekst politik.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se nuk është treguar transparente në lidhje me origjinën e virusit dhe se dështoi të ndalojë shpërthimin e tij. Pekini ka hedhur poshtë çdo pretendim të tillë. Kohët e fundit autoritetet e këtij vendit hedhin hipotezën  se virusi mund ta ketë pasur origjinën jashtë Kinës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze akuzoi sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se i kishte sajuar provat e tij “duke krijuar një gënjeshtër për të mbuluar një gënjeshtër tjetër”.