Extra Madonna: Mund ta kem marrë virusin në Paris

Madonna: Mund ta kem marrë virusin në Paris

Turneu në Paris do të mbahet mend gjatë nga Madonna. Këngëtarja e famshme tregon se pasi mbaroi turneun u sëmur dhe kaloi një grip shumë të vështirë, duke e lënë atë të mendojë se ka kaluar koronavirusin.

Ditë më parë Madonna rezultoi pozitive për antitrupat në oragnizmin e saj, ndaj mendon se ajo e ka kaluar Covid-19.

“Kur testoni pozitivisht për antitrupat do të thotë që keni pasur virusin, që mendoj se është qartë çështja ime. Mendoj se e kam kaluar që kur kam qenë i sëmurë në fund të turneut tim në Paris shtatë javë më parë, si dhe disa artistë të tjerë në shfaqjen time“, – shkruan ylli 61-vjeçar në rrjetet sociale.

“Në atë kohë – shton ajo- ne menduam se kishim marrë një grip të keq. Faleminderit Zotit të gjithë jemi të aftë dhe të shëndetshëm tani dhe që sëmundja është bërë vetëm një kujtim i keq.”