Gjatë 24 orëve të fundit në Francë u regjistruan 80 viktima të reja, duke shënuar numrin më të ulët të rasteve ditore prej disa javësh, njoftuan autoritetet.
“Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë arriti në 26 310”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Franca është një ndër vendet më të goditura nga COVID-19 në Europë, me katër rajone që përbëjnë 75% të rasteve të shtruara në spital, Parisi, Grand Est në kufi me Gjermaninë, Auvergne-Rhone-Alpes në juglindje dhe Hauts-de -France në veri.
Ndërkohë, spitalet franceze po raportojnë se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv po fillon të pakësohet.
Që nga fillimi i marsit, në spital janë shtruar 95 829 pacientë, nga të cilët 56 038 janë shëruar.
Kjo shifër nuk përfshin dhjetëra mijëra të cilët u shëruan pa patur nevojë të shtroheshin në spital.