Bota Numri i shëruarve nga koronavirusi në botë tejkalon 1.4 milion

Numri i shëruarve nga koronavirusi në botë tejkalon 1.4 milion

Numri i njerëzve të rikuperuar nga COVID-19 në botë ka tejkaluar 1.4 milion.

Sipas faqes së internetit të Worldometer, 1,400,009 njerëz në botë kanë arritur të mposhtin koronavirusin deri më tani.

Numri më i lartë i rikuperimeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara (SHBA), gjithsej 223.749, pasuar nga Spanja me 173,157, Gjermania 143.300, Italia 99.023, Turqia 86,396, Irani 83.837 dhe Kina me 78.046 të rikuperuara.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli një “pandemi globale” më 11 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit. Përveç Evropës, OBSH ka shpallur Shtetet e Bashkuara epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan.

Më shumë se 276,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve është më shumë se 4,033,000.