Bota Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që prej...

Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që prej muajit mars

Spanja ka nisur të marrë frymë më normalisht në ditët e fundit pas muajsh izolim, kjo edhe për shkak të përmirësimit të ndjeshëm të bilancit të viktimave dhe të të infektuarve nga pandemia e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 143 viktima nga Covid-19, shifër kjo më e ulët dhe nga ajo e 179 që ishte një ditë më parë.

Sipas autoriteteve, ky është bilanci më i mirë në Spanjën e goditur nga koronavirusi që nga mesi i muajit mars.

Deri tani në Spanjë raportohen 26, 621 viktima nga koronavirusi dhe 224, 390 të infektuar.