Kryesore Rektori i Universitetit të Mjekësisë ndez shpresën: Pandemia po shkon drejt fundit...

Rektori i Universitetit të Mjekësisë ndez shpresën: Pandemia po shkon drejt fundit  

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ka folur sot publikisht, ndërsa ka ndezur jo pak optimizmin në lidhje me situatën e COVID-19 në Shqipëri. Me anë një mesazhi, profesor Gjata fton qytetarët të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat e distancimit social dhe ruajtjen e higjienës personale.

Rektori i Mjekësisë tha më tej se gjendja e COVID-19 po shkon drejt normalizimit, por ky fakt shtoi ai nuk duhet të ndikojë aspak në uljen e vigjilencës për qytetarët.

“Do të kërkoja nga ju (qytetarët) që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, ruajtja e rregullave të e higjienës personale, të cilat janë të domosdoshme t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapjeje, në mënyrë që të mos kemi kthim pas. Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme, që ne të përshtatemi me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës, deri në përfundimin  e epidemisë, dhe kur të kemi masa të sigurta që të luftojmë siç duhet këtë virus dhe këtë sëmundje. Ju bëj thirrje të gjithëve të na e lehtësoni punën në të ardhmen, siç keni bërë deri tani, duke respektuar në radhë të parë  rregullat e distancimit dhe rregullat e higjienës personale”, shprehet Gjata.

Gjatë apelit të tij, Gjata shprehet se pandemia e koronavirusit po shkon drejt përfundimit, ndërsa falënderoi bluzat e bardha për punën dhe sakrificën e treguar gjatë kësaj periudhe sfiduese dhe tepër të vështirë.

“Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam të gjithë së bashku të kësaj epidemie shumë të rëndësishme. Janë duke u marrë masa të hapjes së ekonomisë, jetës sociale, të mënyrës si punojmë, si jetojmë. Jemi drejt një finishi, ku të gjithë keni dhënë kontribut. Respekti i parë është për mjekët në vijën e parë, por pa ju, pa bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, do të ishte e pamundur t’ia dilnim kësaj situate”, tha ai.