Bota Turqia përgatitet për rikthimin e turistëve

Turqia përgatitet për rikthimin e turistëve

Turqia po ndërmerr masa të rrepta higjiene në përgatitjen për rikthimin e turistëve, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmi, Mehmet Ersoy.

“Hap pas hapi, qytetarët do të lejohen të udhëtojnë brenda vendit, duke filluar nga fundi i majit. Në qershor do të fillojnë gradualisht fluturimet ndërkombëtare”, theksoi Ersoy.

“Qeveria ka zhvilluar një program certifikimi për hotelet dhe restorantet ku do të zbatohen rregulla të rrepta”, tha Esroy.

Programi ka 132 kritere, duke përfshirë respektimin e rregullave të higjienës dhe distancës sociale.

Gjithashtu stafi duhet të trajnohet në parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Qeveria ka botuar një përmbledhje të spitaleve në dispozicion, që ndodhen në zona të njohura turistësh, ku renditet dhe kapaciteti i tyre.