Dy ish-futbollistë të mëdhenj, rivalë që bisedojnë si miq të vjetër: Alessandro Del Piero dhe Ronaldo ishin protagonistë në një lidhje direkte në Instagram. Mes shumë kujtimeve të ish-lojtarëve të Juve e Inter që janë sfiduar në Serie A në dy periudha të ndryshme: 1997 dhe 2002, kur Fenomeni (aktualisht president i Valladolid) ishte tek Inter dhe në sezonin 2007-2008, me brazilianin tek Milan.
Natyrisht tema kryesore ishte 5 maji i 2002, humbjes së Inter në Olimpico kundër Lazio që i kushtoi titullin. “E humbëm ne ndeshjen, asnjë ndërhyrje, por ishte një javë shumë e çuditshme. Flitej për Nesta tek Inter që ishte e mbyllur, shumë gjëra të tjera, shkuam të qetë në fushë dhe Lazio na ndëshkoi. Është një plagë, çdo vit më bëjnë tagg në Instagram foto ku që qaj në 5 maj, sa inat”.
Ronaldo bën pastaj klasifikimin e Topit të Artë të “munguar”: “Për mua ti, Totti, Maldini dhe Raul duhet ta fitonit. Më bëri ta mendoj Cannavaro javën e kaluar. Tallej me ty, por me respekt të madh. Edhe Roberto Carlos që mbërriti dy herë i dyti pas meje e meritonte, ka qenë një lojtar i madh”.
Del Piero i kujtoi Ronaldos golin në Compostela. “Më ka frymëzuar, më hapi një botë të re. Kur firmose për Inter thashë: “Po këta janë të çmendur që e lënë të ikë” e natyrisht më vinte inat se po shkoje tek Inter”.
Dhe për rivalitetin midis Interit dhe Juve dhe penalltinë e mohuar, Ronaldo thotë: “Unë mund ta kuptoj që gabimet ndodhin, njerëz ishin gjyqtarët dhe ne që luanim në fushë. Ju nuk keni pasur asnjë lidhje me këto gjëra. Ne kemi luajtur ndeshje të bukura në atë kohë dhe Juve nuk kishte nevojë për gjëra të caktuara për të fituar. Mbaj mend që në atë kohë kishte një klimë shumë të tensionuar, ishte si një Luftë e Ftohtë mes dy klubeve”.