Sebastian Vettel dhe Ferrari kanë vendosur t’i japin fund negociatave për zgjatjen e kontratës dhe në këtë mënyrë, piloti gjerman do të largohet në fund të vitit 2020 nga skuadra italiane.
Kishte disa muaj që përflitej për vështirësitë në negociata mes Ferrarit dhe 4 herë kampionit të botës në F1, madje në mediat sportive thuhej se skuderia e kuqe kishte gati edhe zëvendësuesin: spanjollin Carlos Sainz.
Vettel ka kaluar 5 vite te Ferrari dhe në asnjë prej tyre nuk ka arritur të përsërisë sukseset që ka pasur te Red Bull.
Për Vettel, ky do të jetë viti i fundit si pilot i Ferrarit dhe nuk dihet ende nëse do të vijojë karrierën në F1 pas këtij viti apo do të tërhiqet përfundimisht.